Nga kongresi i VLEN ku u harrua himni shqiptar, Mickovski propagandë nacionaliste në Pustec: Një popull që i respekton heronjtë e vet, nuk zhduket kurrë
Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë ka njoftuar se brenda muajit
qershor Këshilli i NATO-s do të vendosë, se cili shtet do të menaxhojë
hapësirën ajrore të vendit.
Lajmin e bën të ditur “RTK”. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës është mbi 10 mijë metra dhe është e mbyllur që prej vitit 1999, kur përfundoi dhe lufta me Serbinë.
Zyrtarë të AAC, të cituar nga “RTK”, deklarojnë se nga viti 2013 hapësira ajrore e Kosovës nuk do të jetë vetëm një zonë gri në hartën e Evropës.
Sipas zyrtarëve, procesi për hapjen e hapësirës është pranë përfundimit dhe deri tani interes për menaxhimin e saj kanë shfaqur Shqipëria, Maqedonia dhe Hungaria.
Kjo e fundit është e preferuara e NATO-s, ndërkohë që autoritetet kosovare preferojnë më shumë Shqipërinë, bëjnë të ditur burimet.
“Shqipëria është një vend me të cilin ne kemi raporte shumë të vecanta, kemi një kimi shumë të vecantë, kemi bashkëpunim dhe bashkërendim shumë të ngushtë në shumë fusha. Shqipëria është një partner shumë serioz, njësoj sic është edhe Hungaria. Se kujt do t’i jepet për menaxhim, kjo varet nga Këshilli i NATO-s”, ka deklaruar drejtori i AAC, Dritan Gjonbalaj.
Gjonbalaj ka nënvizuar se pavarësisht se fjala e fundit për këtë cështje do t’i takojë Këshillit të Aleancës, ky institucion do të marrë parasysh edhe vullnetin e autoriteteve kosovare.
Zyrtari i lartë ka mohuar zërat se në bisedimet teknike me Serbinë do të diskutohet cështja e hapësirës ajrore. “Edhe ne, edhe NATO jemi shumë të qartë se hapësira ajrore e Kosovës i përket Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me Serbinë”, ka theksuar Gjonbalaj.
Menaxhimi i përkohshëm i hapësirës së sipërme ajrore, mbi 10 mijë metra, mund të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet. Ndërsa hapja e saj për fluturime tregtare pritet të rrisë të ardhurat e shtetit kosovar nga 6 deri në 10 milionë euro.
Top Channel