“Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën”/ Rama i përgjigjet avokatit, thirrje protestuesve për dialog: Kjo është e vetmja rrugë Kryeministri Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e së enjtes Komitetin ndërministror për 100-vjetorin e Pavarësisë.
Ai tha se ngjarjet historike të harruara duhet të dalin sic janë dhe propozoi që për Kongresin e Lushnjës të ketë edhe një monument dhe që godina të kthehet në muze.
“Ne duhet të përpiqemi të sjellim në podiumin e 100-vjetorit, me barazpeshë, me objektivitet, jashtë trajtesave ideologjike zhvillimet e mëdha. Historinë ne e kemi patur të vështirë dhe të dhimbshme dhe do të ishte një gabim fatal për ne që në emër të korigjimit të padrejtësive dhe manipulimeve që janë bërë të lejonim manipulime të reja. E them këtë sepse përbën një rrezik serioz dhe do ishte një gjë e pafalshme për ne. Këto qëllime duhet të bazohen mbi dokumenta dhe interpretimet duhet të bëhen mbi bazën e dokumenteve të qarta se në fund të fundit, një nga arsyet më madhore që ne kremtojmë në këtë 100-vjetor, është nderimi ata që prehen nën flamuj, ata që janë flijuar për vendin dhe lirinë”, deklaroi Berisha.
Top Channel