Tiranë, mësim në të ftohtë

01/02/2012 00:00

Temperaturat tejet të ulëta të këtyre ditëve, e kanë vështirësuar
zhvillimin e mësimit në shumë shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit.

Nxenesit e shkolles “Vasil Shanto” dhe “Pjeter Budi”, tregojne se e kane shume te veshtire te qendrojne ne klase per disa ore, pasi klasat jane tejet te ftohta.

Mesuesit dhe drejtoret e shkollave nuk pranojne te prononcohen mbi kete teme dhe nuk lejojne qe te filmohen klasat ku zhvillohet mesimi. Nga ana tjeter prinderit te shqetesuar per femijet e tyre tregohen te gatshem te kontribuojne per blerjen e kondicionereve, por rrjeti elektrik i ketyre shkollave, nuk perballon pajisje te tilla. Vetem disa shkolla ne kryeqytet jane me sistem ngrohje dhe ne keto dite te ftohta ato qendrojne te ndezura per 3 deri ne 4 ore.

Top Channel