Shkrel, pa ujë prej 7 vjetësh

01/02/2012 01:00

Mungesa e ujit të pishëm mbetet një fenomen shqetësues jo vetëm në stinën e verës por dhe aktualisht në mes të dimrit.

7 fshatra me rreth 6 mijë banorë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe raportojnë për mungesë të ujit të pijshëm ku ka zona që uji mungon prej 7 vitesh.

Mungesa e ujit po nxit banorët të braktisin edhe shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për fshatrat malore të Razmës, Vrithit, Zagorës, Bzhetës, Goraj-Budish, Lohaj dhe Dedaj.

Zonë kjo e rrethuar nga burime ujore. E gjithë zona furnizohet ose me puse ose me transport me anë të kafshëve.

“Fshati ynë ka shumë probleme, por mungesa e ujit të pijshëm është më i madhi. Ka që në vitin 2005 që fshati nuk furnizohet me ujë”, thotë një banor.     

Në këto anë duken se problemet janë të shumta që nga infrastruktura, energjia elektrike, shkollat, por ajo që kërkojnë këta banorë është vetëm uji pijshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA