Seria A, shtyhen dy ndeshje të tjera

01/02/2012 12:40

Pas Parma-Juventus shtyhen edhe dy ndeshje të tjera në Serinë A. Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Italinë këto ditë kanë bërë që sot të mos luhen ndeshjet Bologna-Fiorentina dhe Siena-Catania, të vlefshme për javën e 21 të kampionatit italian.

Në Toskanë, stadiumi “Artemio Franchi” i Firences nuk ka kushtet e duhura të sigurisë për zhvillimin e takimit, ndërsa terreni i lojës i stadiumit “Dall’Ara” në Bolonja është i papraktikueshëm.

Nuk është vendosur ende data për luajtjen e këtyre ndeshjeve.

Pritet që takimet Atalanta-Genoa, Inter-Palermo dhe Udinese-Lecce të luhen rregullisht. Asnjë problem edhe për ndeshjen Novara-Chievo që do të luhet të enjten në orën 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA