Përgjaket futbolli në Egjipt, 73 viktima

01/02/2012 21:30

Sikur të mos mjaftonte periudha e tranzicionit, në Egjipt shkakton viktima edhe sporti që në thelb duhet të bashkojë njerëzit, futbolli.

Mediat egjiptiane raportojnë se të paktën 73 persona kanë gjetur vdekjen nga përleshjet në qytetin e Port Said, ku u zhvillua një ndeshje mes dy skuadrave kryesuese në kampionatin vendas mes Masry dhe al-Ahly.

Tifozët e dy skuadrave janë rivalë historikë dhe thuajse në cdo ndeshje janë problematikë, sidomos grupi ultras i al-Ahly. Dhuna nisi pas rezultatit të ndeshjes ku vendasit e Masry ndodheshin në avantazh 3-1. Tifozët vendas kanë nisur të godasin me sende të forta mbi tifozët dhe lojtarët kundërshtarë dhe i kanë vënë flakën stadiumit. Forcat e sigurisë ndërhynë për të vendosur qetësinë, por reagimi i tifozëve ishte akoma më i dhunshëm duke vrarë edhe disa prej forcave të sigurisë së stadiumit.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë gjetur vdekjen pasi kanë marrë goditje me thikë, shkelur me këmbë nga turma, shumë të tjerë nga goditjet me sende të forta, ndërsa një pjesë mendohet se kanë mbetur të bllokuar në një kend të stadiumit që mori flakë. 

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet pasi dhjetra persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Menjëherë pas incidenteve të regjistruara në këtë takim, federata egjiptiane anuloi të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit, ndërkohë që parlamenti i sapozgjedhur njoftoi mbajtjen e një seance emergjente ku do të diskutohet dhuna në fjalë dhe të gjitha episode e dhunës nëpër stadiumet egjiptiane, që nuk janë të rralla.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA