Inter, Guarin me “defekt”

01/02/2012 00:00

U quajt goditja më e madhe e merkatos në Serinë A, por Guarin, mesfushori kolumbian që kaloi tek Interi, duhet të presë të paktën 1 muaj për të zhvilluar ndeshjen e parë me fanelën zikaltër.

Guarin do të jetë nën kujdesin e mjekëve të Interit për 3 javë për një dëmtim në pulpë që është pikasur gjatë vizitave mjekësore të zhvilluara nga mjekët zikaltër. Dëmtimi ishte lënë pas dore nga stafi mjekësor i Portos.

Problemi i tij muskular dihej që para blerjes nga Interi, por nuk pritej që kolumbiani të mungonte një muaj. Kështu ende pa debutuar, Fredi Guarin është kthyer në një problem për trajnerin Ranieri, duke qenë se është privuar edhe nga largimi i Thiago Motta-s drejt PSG-së. mbështetja e vetme e Ranierit për këtë muaj pritet të jetë Palombo, ish-kapiteni i Sampdorias i ardhur tek Interi po gjatë merkatos së janarit.

Top Channel