F1, McLaren zbulon makinën e re
01/02/2012 14:40
Pilotët e skuderisë McLaren Mercedes, britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton, zbuluan sot në Londër makinën e re të skuderisë anglo-gjermane.
Tek MP4-27 mbizotëron ngjyra e argjendtë, ashtu si në të gjitha makinat McLaren të viteve të fundit. Makina e prezantuar në Woking, selinë qendrore të skuderisë, do të zbresë në pistë për herë të parë të martën e ardhshme në cirkuitin spanjoll të Jerez.
Hamilton u shpreh se makina e re “është më e rafinuara estetikisht e kohëve të fundit. Skuderia është gjithmonë e më e fortë dhe kurrë nuk dorëzohet. Kemi punuar mbi themele të forta”.
Ndërsa Button, deklaroi: “Duhet të falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar gjatë dimrit për të zhvilluar këtë makinë
Top Channel