Leslie Carter, e motra e Nick, njëri prej pesë anëtarëve të “Backstreet Boys”, ndërroi jetë në Nju Jork në moshën 25-vjeçare në rrethana ende të paqarta.
“Prehu e qetë motër e dashur, do të dua gjithmonë”, shkruante Nick në profilin e tij në “Twitter”. Ndonëse ishte familja ajo që komunikoi lajmin, rrethanat e vdekjes nuk janë bërë të njohura prej tyre.
E reja lë pas përveç tij, edhe vëllain Aaron, gjithashtu këngëtar dhe dy motra të tjera. Protagoniste e “The Carters”, një emision që shndërroi në personazhe televizive të pesë antarët e familjes, Leslie ishte e martuar dhe kishte një vajzë 10-muajshe.
“Jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur nga largimi nga kjo jetë e motrës, vajzës dhe mbesës sonë Leslie Carter”, shkruhej në një komunikatë të publikuar nga familja. “Ky është një moment hidhërimi dhe duam që të respektohet e drejta jonë e intimitetit”.
Në një deklaratë, publicisti i antarit të “BB”, transmetoi falenderimet e tij për të gjithë personat që i kanë qëndruar afër në këtë moment të vështirë.
Top Channel