Vdekja e Speed mund të ketë qenë aksidentale

31/01/2012 01:15

Mjeku ligjor për vdekjen e Gary Speed tha se ka mundësi që ish menaxheri i Uellsit të mos ketë kryer një vetëvrasje.

E veja e Speed, Louise, tha se puna e tij kishte vënë pengesa në martesën e tyre dhe shtoi se vetëm një natë para se ai të gjendej i vdekur cifti kishte pasur një zënkë.

Më vonë ajo gjeti trupin e tij të varur në garazh, në shtëpinë e tyre pranë Chester.

Mjek ligjor tha se “provat nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar nëse vdekja ishte e qëllimshme apo aksidentale”.

Louise Speed tha se kishte ajo kishte dalë për një shëtitje me makinë, pasi ata kishin bërë fjalë, ndërsa u kthyen nga një darkë, por ajo nuk u kthye në shtëpi atë natë.

Katër ditë përpara Speed, 42-vjeç, i dërgoi gruas së tij një tekst duke folur “në aspektin e marrjes së jetës së tij”, por ajo tha se ai më vonë e kishte fshirë atë për shkak të fëmijëve të tyre.

Gjithsesei sipas ish-sulmuesit të Anglisë, Alan Shirer, i fundit që e pa gjallë Speed, ai nuk dukej i stresuar apo i depresuar. Ndërsa së fundmi një tjetër pistë duket në dritë për vdekjen e tij që është ajo aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA