Është anuluar në momentin e fundit mbledhja e parashikuar për paraditen e
së martës mes ministrit grek të Punës, Giorgos Koutroumanis dhe
përfaqësuesve të trojkës.

Zyrtari i lartë grek dhe përfaqësuesit e FMN-së, BE-së dhe BQE-së do të përpiqeshin për të gjetur një zgjidhje për cështjen që ka të bëjë me tre pikat mbi të cilat insistojnë kreditorët ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për: modifikimin e kontratës kombëtare të punës, reduktimin e rrogës minimale dhe eleminimin e shpërblimeve në sektorin privat.

Qeveria greke është e angazhuar në bisedime me kreditorët privatë, për të arritur një marrëveshje për normën e interesit mbi një kredi të re.


Bisedimet rifilluan ditën e enjte
, por nuk nxorrën ndonjë rezultat, ndërkohë që edhe dy raundet e mëparshme të negociatave kanë dështuar, duke vënë në alarm Athinën zyrtare.

Nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me kreditorët, qeveria helene nuk do të sigurojë dot këstin e ri të huasë madhore, gjë që e con direkt në falimentim.

Ministrat e Financave të eurozonës, të cilët u takuan të hënën e kaluar në Bruksel, i bënë thirrje Greqisë që të përshpejtojë reformat strukturore për të përforucuar ekonominë e saj dhe rritjen përpara se fondet të lëshohen.

Ndërsa më herët komisioneri evropian për Cështjet Financiare, Olli Rehn deklaroi se Greqisë i duhet me doemos marrëveshja, në të kundërt nuk do të ketë më dritë në fund të tunelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA