Nje shtetas shqiptar ka humbur jetën në një tavernë në Stilidha, të prefekturës Fthiotidha, në Greqinë Qëndrore.

Sipas mediave greke, një grup shqiptaresh janë konfrontuar me fjalë me disa qytetare greke që ndodheshin në të njëjtin lokal.

Duke dashur të zbuse gjakrat, pronari u ka kërkuar të ndalojnë sherrin dhe të largohen.

Dëshmitarë okulare kanë thënë më pas se sherxhinjtë u larguan duke thyer pjata dhe gota, por janë kthyer përsëri, kësaj herë të armatosur me pistoleta dhe kane filluar të kërcenojnë dhe të shajne pronarin dhe te gjithë klientet e pranishëm.

Informacionet janë ende të paqarta nëse kanë qëlluar apo jo në ajër për të frikësuar.

Ndërkohë, pronari 54 vjeçar, gjuetar në kohën e lirë, ka rrëmbyer një çifte që ndodhej në kuzhinen e tij dhe ka qelluar duke vrarë njërin prej shqiptarëve.

Dy të tjerëtr janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Ende nuk dihet emri i viktimes, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendgjarje dhe kanë rrethuar të gjithë zonën.

Sipas autoriteteve të rendit, ekziston frika se jane mbledhur edhe shumë shqiptarë të tjerë në qendër të qytetit, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së bashkëkombasit ndaj pronarit të tavernës, i cili është ndaluar pa rezistencë nga forcat e rendit.

Top Channel