
Nuk mund të luhet qetë një takim midis Skëndërbeut dhe Flamurtarit. Pavarësisht se për kupë, inatet e vjetra me sa duket nuk janë shuar.
Këtë herë ndodh edhe më e rënda që mund të ndodhë në një takim futbolli, goditet e gjakoset gjyqtari anësor, Rigers Coka, pikërisht në momentin kur Skëndërbeu ka kaluar në avantazh e si për cudi, nga vetë tifozët korcarë, të vetëm në stadiumin e Pogradecit ku ishte spostuar kjo ndeshje.
Pas një mbledhje të shpejtë të gjyqtarëve, me delegatin Arsen Hoxha, ish-dizenjatori i gjyqtarëve, është vendosur zëvendësimi i Cokës me gjyqtarin e katërt Taullau, ndërkohë që në bazë të rregullores, në një moment të tillë, mbyllet takimi menjëherë e vendoset të luhet për publik.
Pikërisht vendimi i zëvendësimit për një arsye të tillë të një prej gjyqtarëve konfirmon një gjë të tillë, ndërkohë në këtë rast nuk ndodhi kështu, duke regjistruar një tjetër incident në takimin mes Skënderbeut e Flamurtarit.
Ndërkohë sa i përket ndeshjes, gjithcka u zhvillua në mënyrë korrekte e spektakolare, duke filluar me golin e Veliut në minutën e dytë, për të vazhduar me golin e barazimit të Shkëmbit, ndërkohë që goli i dytë që tensionoi situatën pasi ka dyshime të forta për pozicion të parregullt të Bratic i cili ka penguar rrezen e portierit vlonjat.
Me rifillimin e lojës pas një ndërprerjeje prej 15 minutash, trajneri Muca i ka kërkuar skuadrës të heqin dorë nga loja e vetëm të qëndrojnë në fushë.
Pas përfundimit të takimit drejtuesit e Flamurtarit kanë reklamuar pretendimet e tyre tek delegatët e FSHF-së për fitimin e kësaj ndeshjeje në tavolinë.
Top Channel