Durrës, ndalohet djali i Gramoz Rucit

31/01/2012 09:30

Policia e Durrësit njoftoi të hënën ndalimin e djalit të deputetit Gramoz Ruci, pasi në automjetin e drejtuar prej tij u gjetën 1.5 gram lëndë narkotike e tipit hashash.

Sipas njoftimeve, mjeti u bllokua disa ditë më parë pasi në të u gjet një armë zjarri sportive, e cila ishte në pronësi të një tjetër personi.

Ndërsa pas kontrolleve në automjet, saktësojnë më tej burimet policore, erdhi edhe gjetja e lëndës narkotike.

Nuk është hera e parë që djali i kryetarit të grupit parlamentar socialist, Ledio Ruci, hyn në telashe. Pak kohë më parë ai u përfshi në një aksident rrugor me automjetin e tij “BMW X6”, ku si pasojë humbi jetën një person.

Top Channel