Durrës,CEZ-i çon debitorët në gjykatë

31/01/2012 00:00

Muajin e fundit gjykata e Durrësit po përballet me një fluks të
konsiderueshëm të kërkesave të CEZ-it për lëshimin e urdhrave të
ekzekutimit për faturat e palikuidura të energjisë elektrike.

Dhjetëra raste debitorësh të kategorizuara në cështje të tjera civile angazhojnë cdo ditë në një shqyrtim të shpejtë pothuajse të gjithë trupën e gjyqtarëve të Durrësit, ndërsa fillimi i ekzekutimit të këtyre urdhrave nga përmbaruesit privatë pritet të shkaktojë një problem të mprehtë socialo-ekonomik në Durrës.

Përtej këtij fluksi kërkesash të CEZ për të mundësuar vjeljen e detyrimeve gjyqtarët kanë mundur të konstatojnë edhe fatura të lëshuara në kundërshtim me ligjin dhe që subjektivisht rëndojnë konsumatorët debitorë.

Faturat afrofe në të cilat mungon leximi i mëparshëm i matësit nuk mund të përbëjnë titull ekzekutiv, ndërkohë që dhe faturat përmbledhëse, apo faturat ku në ngarkim të abonentit CEZ-it përcakton zërin “dëm ekonomik”. Një nga gjyqtarët sqaron se dëmi ekonomik nuk mund të përcaktohet në mënyrë subjektive të njëanshme nga faturuesi dhe nëse pretendohet është Gjykata që me ekspert vlerëson nëse ekziston apo jo demi dhe në ç’masë.

Ajo që vihet re në të shumtën e rasteve të paraqitura në gjykatë vlera e kamatvonesave është barazuar me vlerën e detyrimit, ndërkohë që CEZ llogarit kamatvonesën mbi tarifën fikse të mirëmbajtjes edhe në rastet kur nuk ofron furnizimin me energji elektrike.

Top Channel