Corluka transferohet tek Bayer Leverkusen
31/01/2012 17:25
Bayer Leverkusen ka përforcuar skuadrën me huazimin e mbrojtësit të Tottenham, Vedran Corluka. Futbollisti kroat do të luajë në Bundesligë deri në muajin qershor të këtij viti e më pas klubi gjerman mund të ushtrojë të drejtën e blerjes.
25-vjeçari luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe është një përforcim cilësor për Leverkusen.
“Corluka është një profesionist i shkëlqyer dhe do rrisë nivelin e skuadrës që kemi në dispozicion”, lexohet në komunikatën e Bayer në faqen e internetit.
Bayer Leverkusen renditet në vendin e gjashtë në kampionatin gjerman dhe në datën 14 shkurt do të presë Barcelonën në Bay Arena për ndeshjen e vajtjes për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.
Top Channel