Sandro Rosell, presidenti i Barcelonës, është shprehur shumë i shqetësuar nga vendimet e arbitrave gjatë këtij sezoni.
“Më pëlqen që vlerësimet t’i jap në fund të sezonit, por mund të them që këtë vit gjërat nuk duken mirë me gjyqtarët”, u shpreh presidenti i klubit katalanas për mediat spanjolle.
Më tej, Rosell vlerësoi edhe sezonin që po zhvillon Barcelona: “Është një sezon shumë i mirë për ne. Kemi fituar tre tituj dhe mund të fitojmë edhe tre të tjerë deri në fund. Sido që të shkojë do të jetë një vit i mirë, ndërsa po fituam tituj të tjerë do të ishte një vit i shkëlqyer.”
Presidenti nuk pranoi të kritikonte sjelljen e Mourinho-s dhe lojtarëve të Real Madrid pas eliminimit nga Kupa e Mbretit: “Ne duhet të shqetësohemi për ekipin tonë dhe jo për veprimet e të tjerëve.”
Barcelona renditet e dyta në Ligën BBVA me 7 pikë diferencë ndaj Real Madrid të vendit të parë.
Top Channel