Tiranë, romët sërish në rrugë

30/01/2012 00:00

Kalvari i vuajtjeve të familjeve rome që i përzune me dhunë në zonën pranë stacionit të trenit, ku kishin ndërtuar barrakat e tyre, duket se nuk ka fund.

Edhe pse iu dhanë cadra dhe i sistemuan në një zonë afër Tufinës, sërish atje ka dalë pronari i tokës, i cili nuk i lejon të qendrojnë dhe u kërkon të largohen menjëherë.

Familjet rome druhen se pronari i tokës nuk do t’i lejojë të qendrojnë as edhe një dite, ndaj i kërkojnë Avokatit të ndërhyjë menjëherë.

Totozani u ka premtuar atyre zgjidhje, madje duke i garantuar se nëse do t’i përzënë që nesër, atëherë romët do të lejohen të ngrenë cadrat e tyre pranë selisë së Avokatit të Popullit.

“Që nesër në mëngjes ne do bëjmë përpjekjet tona, do trokasim në dyert e institucioneve, që kjo cështje të marrë drejtimin e duhur, pasi nuk mund të vazhdojë kështu. Dimri është i ftohtë dhe ka shumë probleme. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo cështje të zgjidhet sa më parë”, u ka thënë Totozani romëve.

Top Channel