Vetëvendosje rikthen thirrjen“Kosova Republikë”. Sipas VV-sw ngritja e kësaj çështje është aktualizuar edhe pas 4 vjetësh të mëvetësimit të Kosovës pasi, QeveriaThaçi po ia mohon shtetësinë Kosovës.

Lëvizja e Albin Kurtit me anë të këtij aksioni synon t’ia rikujtoj kryeministrit Thaci dhe qeverisë se nuk mund të hiqet termi Republikë si konsension në raport me Serbinë në negociata. Për këtë, ata kanë shkruar mbishkrimin e famshëm në muret e disa institucioneve.

“Qeveria e Kosovës, tashmë iaka hequr Republikën dhe po ia mohon shtetësinë Kosovës, pikërisht aty ku ajoduhet të jetë e shprehur, në mënyrën më të qartë dhe precize, pra në raportet eKosovës me Serbinë. Arsyetimet e zyrtarëve qeveritar që tentojnë ta arsyetojnëkëtë kompromis të pafalshëm, duke thënë se vërtetë ne hoqëm dorë nga Republika,por dhe Serbia hoqi dorë nga Rezoluta 1244, i legjitimojnë kërkesat shovenistetë Serbisë, duke aluduar se Kosova qenka një çështje e pazgjidhur palë nëzgjidhjen e së cilës mund  të jetë edheSerbia”, tha Zgjim Hyseni, Aktivist i VV-së.

Sipas VV-së Qeveria  po ia mohon shtetësinë Kosovës, pikërisht aty ku ajo duhet të jetë e shprehur në mënyrën më të qartë dhe precize. Hyseni po ashtu e quajti të pavend analogjinë që po bëhet me konfliktin për emrin, që ekziston në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Ai tha se Greqia nuk po ia konteston Maqedonisë shtetësinë, por po ia konteston vetëm emrin, ndërkaq Serbia, Kosovës nuk po ia pranon emrin, sepse ajo Kosovës ia mohon shtetësinë.

“Republika është shënjuesi subjektiv i Kosovës si vend, e shënjuesi i kësaj republike, është vullneti i popullit të qytetarëve të Kosovës, vullnet ky i cili nuk mund po përfaqësohet nga kjo Qeveri e pakicës e cila e ka hedhë dhe po e tregton edhe vullnetin e popullit edhe pasurinë së vendit”, tha Zgjim Hyseni, Aktivist i VV-së.

Bazuar në vlerësimet eVV-së tani e tutje në nismat rajonale, Republika e Kosovës do të paraqitet membishkrimin Kosovo dhe jo Republika e Kosovës, cka do të thotë që shtetit të ri mohohet shtetësia dhe po ashtu nuk po përfaqësohet vullneti i popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA