Ekipi mbrojtës i deputetit kosovar, Fatmir Limaj, në rastin Klecka, kërkon përjashtimin e prokurorit Maurisico Salustro nga ky rast.

Kjo për shkak se sic argumentoi në seancë avokati i Limajt, Karim Kan, mbrojtja e konsideron të domosdoshme ekspertizën grafologjike të ditarit të dëshmitarit që nuk jeton më Agim Zogaj.

Pala mbrojtese u ankua edhe për mungesen e raportit psikologjik, i cili do të vërtetonte nëse dëshmitari IKS ishte apo jo në gjendje të mirë mendore kur e shkroi ditarin me dëshmi kundër Fatmir Limajt.

Duke u bazuar në një dëshmi të Agim Zogajt ku akuzohet edhe vet prokurori Salustro për ndikim në dëshmitë e tij, avokati i Limajt, Karim Kan kërkoi sqarim nga prokurori se perse nuk i ka kthyer përgjigje në një letër që ai ia kishte dërguar me 10 janar të këtij viti për këtë cështje.

Në mungesë të dokumenteve në fjalë mbrojtja kërkoi shtyrjen e procesit gjyqësor, të paktën edhe për dy jave. Por trupi gjykues nuk e miratoi këtë kërkesë dhe vendosi që seanca për “dëgjimin e argumenteve për pranueshmërinë apo jo të dëshmive të dëshmitarit IKS e paraparë për këtë të hënë, të mbahet të martën.

Në këtë pikë reagoi vet Fatmir Limaj. Ai e vlerësoi të pakuptimtë faktin që të martën të fillojë shqyrtimi i pranueshmërisë së dëshmisë kryesore në këtë rast në të cilat përvecakuzave ndaj tij, akuzohet edhe prokurori për ndërhyrje në to.  

Do ta bëjmë kërkesën në prokurorinë speciale për ta përjashtuar salustron nga ky rast.
 
Për të gjitha pyetjet e ngritura nga avokati ndërkombëtar i Fatmir Limajt, prokurori Salustro dha përgjigje, por të cilat nuk ishin zgjidhje për palën mbrojtëse.

Ai tha se beson plotësisht në dëshminë e Agim Zogajt dhe nuk ka nevojë të vërtetohet me metoda shkencore koha e dorëshkrimit.

Po kështu Salustro tha se nuk ka dashur t’i përgjigjet avokatit të Limajt, ndërsa lidhur me raportin psikologjik prokurori tha thjesht se “nuk e kam një të tillë”.

Kundër procesit gjyqësor të rastit Klecka, të hënë u mbajt një protestë paqësore me moton “Brigada 121, krenaria jonë”. Protesta u organizua nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës.

Top Channel