Shqipëria e epokës së gurit

30/01/2012 20:20

Shqiperia e shekullit të XXI, ajo e fjalëve e premtimeve të mëdha, fsheh pas supeve të saj edhe realitete të ngucura, të errta, të deformuara, ku qytetërimi është sa afër po aq edhe larg zonash të harruara, të lëna në mëshirë të fatit, a thua se nuk kanë egzistuar kurrë.

Pa asnjë vëmendje, pa asnjë kthim koke, pa asnjë fije shprese, të lëshuar tej në një humbëtirë, që duket sikur s’ka fund kurrë.

Shtëpitë e shpërndara aty këtu dallohen me vëshiresi mes ngjyrës së hirtë që marrin nga rasat e gurët me të cilet mbahen në këmbë prej shekujsh.

Shtufi, me rreth 200 banorë, prej mëse tre muajsh është zhytyr në errësirë të plotë, duke e kthyer  sërish fshatin diku në epokën e qiririt e diku më tej në kohën e pishtarit  e të kandilit.

Në krah të fshatit, varfëria e të cilit dallohet që për së largu, ngrihet si relike transformatori i djegur, fshehur pas një godine të rënuar të komunizmit.

“Unë e kam përjetuar edhe kohën pa energji elektrike. Atëherë kam qenë fëmijë, nuk e kam imagjinuar se do të vine dritat në këto zona dhe askurrkund se s’kisha parë dritë. Kam filluar ta shoh vonë, por sot, në 2012-n, nuk e kisha imagjinuar se mund të mbetesha përsëri pa drite”, shprehet Dodë Koleci, kreu i Partisë Demokratike, në zonën Kaçinar.

Me naten qe afrohet, Shtufi nis te shuhet ngadale, mes kullave qe duket sikur perpihen nje nga nje nga erresira e i ftohti i acarte. Banoret, si rrallekund aq mikeprites struken pas kthinave te vjetra , mes skamjes e miresise qe shkrihen bashkezi.
“Askush si bije drites mbrapa. Une sot e shoh me keq (se në sistemin komunist), pasi për Zotin, ai s’te line pa drite, Në 24 orë t’i sillte prapë dritat”, thotë Zef Shkurti, banor i zonës.

Marika Gjoka, githashtu banore e kësaj zone të harruar, shton: “Per Zotin, veshtiresi kemi boll, por s’kemi çfarë të bëjme. Blejmë qirinj, kjo është e vetmja zgjidhje”. ca te bejme, me veshtiresi ska
Shtepi pas shtepie asgje nuk ndryshon. Kudo pamundesi, varferi e nje shprese qe duket e shuar bashke me driten. “Edhe ato pak para që kemi po i shpenzojmë për qirinj”, ankohet Gjovalin Preng Marku. 5 600 lekë janë te ardhurat e vetme ne muaj per antaret e kesaj familje, asgje me shume. “Pretendojme te shkojme ne Europe, me keto kushte, pa drita, kjo eshte katastrofe qe jemi kthyer ne epoken e gurit”, thotë Marku.

Persetejmi dallohen zjarre qe ngjasojne me mjete primitive komunikimi ne mungese te gjithçkaje tjeter normale, ketu ne Shtufin e harruar mes malesh. “Prej vitesh këtu nuk ka elektricitet, nuk ka të ardhme, këtu nuk ka asgjë”, thotë kryetari i fshatit Shtuf.

Nga Shtufi, një rrugetim rreth 40 minuta në kembe drejt Guzhnenit, fshatit qe ka me shume se 2 vjet qe nuk e njeh e sheh energjine elektrike. Anes dritare te fikura, e te tjera qe flasin per së largu nen driten e zbehte e te dridhur te qirinjeve.

Mes erresires shfaqet 83-vjecari Frrok Doda, nje plak i forte e me zemer te madhe, i cili thotë: “Për Zotin, pa drita kemi ndejtur boll dhe askush nuk është interesuar për këtë problema. Nuk e dimë se si po e përballojmë”.

Kudo terri ecen se bashku me mungesen e informacionit e me pamundesine per te ndryshuar situaten e renduar kudo ne te gjithe fshatin ku jetojne te strukur mes hallesh dhjetra e dhjetra banore te kesaj zone.

“Për herë të fundit, kam parë lajme gjashtë vjet më parë”, rrëfen një plakë. Gardhishtet pasojne njera-tjetren, teksa shtepite thuajse nuk dallohen nga rrugicat e vogla qe dredhojne mes tyre.

“Pa energji elektrike, jetojmë me qiri, me llamba me vajguri, me ato që kanë qenë para një shekulli. Që të quhesh shekulli i internetit dhe te jesh pa energji, është paradoks i madh”, thotë banori i fshatit, Pal Përndreca.

Si rralle here ne Shqiperi , ne kete zone te gjithe jane bashkuar pas njeri-tjetrit, duke lene menjane, perçarje e ndasi politike. “Në datën 1 shkurt do të bllokojmë rrugën kombëtare dhe pastaj do të hidhemi në grevë urie. Do të jem unë i pari që do të futem në këtë grevë urie”, thotë Petrit Bardhi, kryetari i komunës.

Pakëz dritë, vetem kaq, pakëz dritë për të çarë terrin, asgjë më shumë nuk kërkojnë banorët e këtyre zonave. Vetem pakëz drite në shekullin e 21-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA