Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, nuk e
mbështet referendumin e paralajmëruar të serbëve në veri me 14 dhe 15
shkurt, ku banorët do të votojnë nëse u besojnë ose jo autoriteteve të
Prishtinës.

Lunaçek në intervistë dhënë Radio Dukagjinit, cituar nga Telegraf, insiston se zgjidhja e vetme për atë pjesë është pakoja e Ahtisaari-t.

“Unë mendoj se asnjë referendum në atë pjesë nuk do të ishte dobiprurës. Serbët në veri duhet të shikojnë atë se çfarë shkruan pakoja e Ahtisaarit, edhe nëse nuk iu pëlqen. Ata mund të kenë struktura të veta brenda territorit të Kosovës, mund të kenë autonomi, mund të mbajnë zgjedhje por të gjitha këto duhet të jenë konform asaj që shkruhet në Planin e Ahtisarit”, ka thënë Lunaçek.

Sipas saj, serbët e Kosovës kanë kërkesa që nuk i përkrah as Qeveria e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA