“Kushte më të mira sportistëve”

30/01/2012 20:35

Gjate vizitës në Greqi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga deputeti i kësaj partie Fidel Ylli, kanë takuar sportistët shqiptarë që jetojnë në Athine, si Pirro Dhima, Luan Shabani apo Foto Strakosha e shumë të tjerë.

Mes diskutimesh, ish-portieri e kapiteni i përfaqësueses sonë, Foto Strakosha ka treguar eksperiencën dhe problemet që kanë pasur e kanë aktualisht sportistët shqiptarë.

“Qoftë edhe një tullë sikur të vënë, për mua është pozitive. Të marrim eksperiencën e të gjithë atyre që kanë një sport më profesionist se sa ne. Shembujt janë goxha të këqinj, disa sportistë kishin më shumë vlerë, po nuk e trajtove sportistin do vijë një ditë që ai do të largohet”, thotë ish-portieri i kombëtares kuqezi, Foto Strakosha.

Ndërkohë deputeti Fidel Ylli ka sqaruar dicka më shumë rreth draft-programit që po përgatit për sportin opozita.

“Të kemi mundësi të implementojmë kur të vijmë, që ai sportisti që do të garojë në Shqipëri të ketë një status, për të qenë luftarak”, deklaroi deputeti Fidel Ylli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA