Juventus, Luca Toni transferohet tek Al Nasr

30/01/2012 14:45

Juventusi ka arritur marrëveshjen me ekipin Al Nasr të Dubait për transferimin e sulmuesit Luca Toni në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardhezi në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit.

Futbollisti italian erdhi në klubin torinez në janarin e vitit të kaluar, por për asnjë moment nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte.

Në vitin 2011 Toni ka luajtur vetëm 15 ndeshje në Serinë A dhe Kupën e Italisë të marra së bashku duke shënuar vetëm 2 gola.

Tashmë, në moshën 34-vjeçare dhe pas një karriere ku ka luajtur edhe për ekipe të tjera si Fiorentina, Roma dhe Bayern Munchen, Luca Toni do të nisë një aventurë të re në Dubai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA