Berat, zjarri përfshin një zonë të pyllëzuar

30/01/2012 00:00

Mbrëmjen e djeshme një zjarr masiv përfshiu një zonë të pyllëzuar në komunën Velabishit të Beratit.

Zjarri i qëllimshëm nisi me përmasa të vogla, por më pas për shkak të erës u përhap duke djegur pemët dhe kullotat në gjithë zonën.

Per ore te tera gjate nates flaket kane shkaktuar shume deme dhe nuk pati nje pnderhyrje nga repartet zjarrfikëse.

Zjarri u shfaq ne oren 20 te mbremjes së të dielës dhe ka vazhdur edhe gjate nates ne nje zone, ku jane instaluar edhe antenat televizive dhe te kompanive celulare shume prane zones se banuar te fshatit Starove.

Top Channel