Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Bashkimi Europian, për shkak të neutralitetit ndaj statusit, ka shumë dilema rreth për qasjes që do të ketë ndaj Kosovës.
Kosovatimes, bën me dije se çështja e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, lidhet me kthimin e normalitetit në veri të vendit. Sipas kësaj agjencie, që i referohet mediave vendase që citojnë një diplomat të lartë europian, BE-ja pret propozimin e kryeministrit Thaçi për këtë pjesë të Kosovës.
Çështjen e veriut në BE, e vlerësojnë shumë më të ndjeshme, se atë të dialogut teknik, me Beogradin, prandaj Bashkim i Evropian pret që të mbërrihet një konsensus i brendshëm mes subjekteve politike të vendit, përpara se Kosova të dalë me propozimin e saj për veriun.
Si nisje të këtij procesi konsultativ, diplomatët e jashtëm e shohin takimin e mbajtur së fundmi, mes kryeministrit Thaçi dhe shumicës së liderëve partiakë të vendit.
Top Channel