Sheshi “Shadërvan” i Prizrenit, mblodhi të dielën mijëra qytetarë të cilët kundërshtuan projektligjin e Qendrës Historike të Prizrenit, i cili buron nga pakoja e Ahtisari.

Motoja e protestës ishte “nuk e duam ligjin” ndërsa sipas organizatorëve arsyet për këtë janë sepse projektligji favorizon Kishën Ortodoske Serbe, i jep të drejtën asaj të vendos për cdo aktivitet publik në qendër të Prizrenit dhe nxitë konflikte fetare.

Kjo ishte ilustruar edhe me një pankartë të vendosur në hyrje të këtij qyteti në të cilën shkruan, “C’kuptim ka pavarësia kur në Prizren u kthye Serbia”.

Qytetarët e Prizrenit kërkuan nga Kuvendi të mos e miratojë këtë projektligj.

Qytetarët qëndruan për disa minuta në heshtje, një simbolikë kjo tregon se kjo do te jetë hera e fundit që Prizreni hesht nëse projektligji kalon në Kuvend.

Protesta u organizua nga një koalicion i organizatave jo qeveritare të Prizrenit. Sipas tyre veprimet kundër këtij projektligji nuk do të ndalen, ndërsa nëse ai miratohet atëherë cështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA