Liderët e të gjitha partive parlamentare, përveç Vetëvendosjes, ishin mbledhur të premten në një nga restorantet e Prishtinës, për të nënshkruar një deklaratë politike në mbështetje të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Në takim ishin të pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, nënkryetarja e AKR-së Mimoza Kusari, kryetari i PD-së, Ferid Agani, si dhe përfaqësues të partive minoritare.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i një deklarate me anë të së cilës spektri politik përkrah përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Megjithatë, sipas gazetës ‘Koha ditore’, deklaratën politike nuk e ka nënshkruar vetëm, kryetari i SLS-së aktualisht zv/kryeministri Slobodan Petrovic.

Ndërkohë sa i përket mospjesëmarrjes së grupit të tretë parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje, këta të fundit këmbëngulin se kryeministri nuk i ka dërguar asnjë ftesë lidhur me takimin.

Pika e parë e deklaratës së nënshkruar thotë se liderët shprehin përkrahjen dhe përkushtimin për arritjen e shpejtë, të tërësishme e të suksesshme të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, duke shprehur gatishmërinë e tyre për t’i plotësuar parakushtet, në të cilat përfshihen ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative.

Në pikën e dytë i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës që në konsultim me partitë parlamentare, përfaqësuesit e GDN-së dhe përfaqësuesin civil ndërkombëtar, me prioritet të hartojnë dhe të procedojnë amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA