Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes në aksin
rrugor që lidh Agrinjon me portin Astakos,në Greqinë Perëndimore.

Sipas policise,nje kamion me targa bullgare, ne te cilin ndodheshin me teper se 30 klandestine afrikane dhe kurde, doli nga rruga dhe u permbys ne vendin e quajtur Mitika. Si pasoje e aksidentin gjeten vdekjen e menjehershme 5 klandestine dhe 10 te tjere u plagosen rende.

Ata jane derguar ne spitalet e Agrinjos dhe Artes. Policia shpjegoi se aksidenti ndodhi per shkak te shpejtesise se madhe qe kishte kamioni, qe transportonte klandestinet. Burime policore thane se kane filluar kerkimet per gjetjen e dy shofereve bullgare, si dhe te bashkepunetoreve te tyre, dy shtetas siriane,te cilet po ndiqnin kamionin ne bordin e nje autoveture.

Klandestinet u thane policeve se gjate oreve te mengjesit do te dergoheshin drejt Italise me nje gomone,por deri tani ende nuk eshte gjetur mjeti lundrues,me gjithe kerkimet e rojes bregdetare dhe policise helene.Zona e Greqise Perendimore eshte kthyer ne pike trafikimi per qindra klandestine drejte Italise,te cilet paguajne deri ne 3000 euro per te kaluar ne brigjet italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA