Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë për Çështjet Europiane, Teuta Arifi pret që takimi me kolegun e saj grek, Todoros Pangallos që zhvilloi këtë javë në Athinë, të krijojë atmosferë të re pozitive lidhur me kontestin mes dy vendeve për cështjen e emrit të Maqedonisë.

Në një konferencë për media në Shkup, Arifi tha se qëllimi i vizitës së saj në Athinë ka qenë të hapë dhe lehtësojë procesin e euro-integrimeve të Maqedonisë. Ajo shpreson që ky takim të celë rrugën për takime të reja  mes zyrtarëve të Athinës  dhe Shkupit.

“Mendoj se në situatën kur për vite me radhë nuk ka pasur takime të kësaj natyre, në nivel të lartë është mirë që të fillohet. Nëse ai fillim nënkupton projekte pragmatike dhe konkrete, të fillohet prej aty dhe të arrihet ku dëshirojmë të gjithë, në anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO”, tha Teuta Arifi, zv/kryeministre për Cështje Europiane në Maqedoni.

Zonja Arifi vlerëson se procesi për zgjidhjen e problemit të emrit duhet të udhëhiqet nën patronazhin e OKB-së. E pyetur nëse ka njohuri për vizitë të shpejtë të ndërmjetësuesit të OKB-së në cështjen e emrit, Methiu Nimic në Maqedoni dhe në Greqi, Arifi tha se një gjë e tillë do të ishte sinjal pozitiv për procesin e bisedimeve për emrin.

“Besoj se do të ketë një atmosferë më pozitive në të cilën Nimic do të ishte i pranuar në të dy kryqytetet dhe nëse ajo do të ndodhte do të ishte një sinjal se në procesin diplomatik ka procese pozitive”, deklaroi zv/kryeministrja Arifi.

Teuta Arifi, pret që së shpejti Teodoros Pangallos të vizitojë Shkupin, pasi sic u shpreh ajo kolegu i saj grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA