Qeveria e Kosovës është në prag të pajtimit me palën serbe dhe Bashkimin Europian për t’u përfaqësuar pa termin “Republikë” në nismat rajonale.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri të mërkurën për mediat, ndërsa ka shpjeguar se edhe Serbia ka hequr dorë nga rezoluta 1244. Sipas Edita Tahirit e cila të premten zhvilloi një komunikim me video-lidhje me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Robert Kuper, ky është një hap përpara sepse Kosova deri më tani është përfaqësuar nga UNMIK.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë fakt, por ai ka insistuar se Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi sipas pakos Ahtisari. Kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran”, tha kryeministri Thaci.

Deri më tani Kosova është përfaqësuar nën logon e UNMIK-ut nëpër konferencat rajonale ndërsa ka pasur raste kur Serbia për shkak të prezencës së autoritetvee kosovare e ka lëshuar sallën. Edhe pas insistimit të gazetarëve kryemininstri Thaci nuk dha detaje teknike për modelin e prezantimit të Kosovës, por ai i quajti injorantë disa opozitarë të cilët kritikuan qeverinë se duke hequr dorë nga termi “republikë” po e shndërron Kosovën në një shtet si Palestina.

“Krahasime të tilla janë plotësisht të paqendrueshme të atyre që nuk njohin rrethanat për Kosovën, pretendime për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Viti 2012 është viti i suksesit historik për Republikën e Kosovës dhe cdo zë për rikthim pas është thjesht zë injoranti apo disfatisti që nuk beson në funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”, deklaroi kryeministri kosovar.

Kryeministri Thaci nuk u përgjigj as në pyetjet e Vetëvendosjes për takimin e tij me Tadicin. Ndërsa i pyetur se ku i merr partia e tij informatat për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, kur e akuzon për lidhje me serbet, kryeministri kosovar tha se nuk do t’i shfrytëzojë ambjentet e qeverisë për të bërë komente partiake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA