Integrimi, Bregu: Të miratojmë ligjet me 3/5

27/01/2012 00:00

Plotësimi 11 prioriteteve të mbetura vendosur nga Komisioni Europian dhe
finalizimi planit të veprimit që ka qeveria shqiptare për integrimin ka
mbledhur në Ministrinë e Integrimit një grup organizatash jo
qeveritare, që merren me cështjet e integrimit.

Majlinda Bregu, ministre e Integrimit në fjalën e saj i ka bërë një përmbledhjeve zhvillimeve të deritanishme të proceseve integruese.

Sipas saj vërejtjet, sygjerimet dhe propozimet që do të vinë nga shoqëria civile do të shërbejnë që ky proces të jetë sa më i plotë duke u përfshire në planin e veprimit. Zonja Bregu ka ripërsëritur përgjegjesinë e opozitës me bojkotimin e parlamentit si shkakun për mos-plotësimit të kriterit politik në 6 prioritet e para, që coi në mos marrjen e vendit kandidat.

“Ne presim që të mos kemi më pengesa të tilla. E rëndësishme është që ligje të tjera me 3/5 të miratohen, sikurse dhe hapa të tjerë”, ka thënë Bregu gjatë tryezës ku merrte pjesë edhe kreu delegacionit të BE-së në Trianë Ettore Sequi, i cili ka deklaruar se roli shoqërisë civile është parakusht për një plan veprimi sa më efikas.

Top Channel