Hetimi i deputetëve socialistë

27/01/2012 00:00

Tre deputetët socialistë Tom Doshi, Taulant Balla, Besnik Baraj nuk kanë
preferuar të paraqiten fizikisht para Këshillit të Imuniteteve, ku
sipas rregullores së Kuvendit kanë të drejtë të dëgjohen rreth kërkesës
së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama për heqjen e imunitetit të
tyre.

Deputetet e opozites kane zgjedhur te prezantohen ne Keshillin e Imuniteteve nepermjet nje letre te shkurter, permbajtja e te ciles eshte e njejte per te tre anetaret e kuvendit, per te cilet kerkohet heqja e imunitetit.
Nepermjet kesaj letre, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj thone se “e pranojne heqjen e imunitetit parlamentar dhe se jane te gatshem t’i nenshtrohen procedimit penal nga organi i prokurorise”.

Ne letren e tyre deputetet e opozites thone se qendrimin e tyre do ta bejne publik ne seancen plenare, kur te shqyrtohet kerkesa. Dhe kjo ka mjaftuar qe Keshilli i Imuniteteve te miratoje ne me pak se 4 minuta dhe pa debat, vazhdimin e procedures per heqjen e imuniteteve ne nje nga seancat e aferta plenare.

Sipas rregullores votimi ne seancen plenare eshte i fshehte dhe ai merret pasi deputetet kane shpjeguar ose u jane pergjigjur pyetjeve te kolegeve rreth kerkeses se prokurores se pergjithshme per heqjen e imunitetit te tyre. Kryeprokurorja Ina Rama kerkon te beje nje hetim te metejshem per te sqaruar pozicionin e ketyre deputeteve, ne raport me vepren penale te organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.

Top Channel