Në rishikimin që po i bëhet Kodit Zgjedhor, përfaqësuesit e shoqërise
civile kanë kërkuar që një rëndësi e veçante t’i lihet përfaqësimit të
grave në politikë dhe në vendimmarrje.

Ne deklaraten zyrtare te Shoqerise Civile theksohet se partite duhet te respektojne ligjin per te patur 30 % te deputeteve ne Kuvend, gra. Ato kerkojnë nga KQZ-ja, që nëse ne lista per deputete, nuk jane 30 % gra, atehere ato te refuzohen.

“Kodi i ri Zgjedhor, të garantojë se të paktën 30 përqind e deputetëve në Kuvendin e ardhshëm do të përbëhet nga gra e vajza. Kjo përqindje minimale e domosdoshme përfaqësimi, duhet të shtrihet edhe ne 30 përqind të kryetarëve të Bashkive, Komunave dhe Keshillave vendore, në të gjitha nivelet. Kodi të garantojë se 30 përqind e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve te Qendrave te Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza; forcimin e sanksioneve ose refuzimin e listave të Partive Politike që nuk zbatojnë kuotën minimale 30 përqind; fuqizimin dhe zbatimin e sanksioneve për eliminimin e votimit familjar”, tha Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e Rrjetit për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri.

Perfaqesuesit e shoqerise civile kane kerkuar, qe te zbatohen sanksione te renda ndaj eliminimit te votimit familjar, nje fenomen qe eshte ndeshur shpesh ne shume zona te vendit tone.

Top Channel