Dhuna ndaj profesorit, protestë te Filologjiku

27/01/2012 00:00

Profesorë dhe studentë në një protestë paqësore të zhvilluar para
Fakultetit të Filologjisë kanë dënuar jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj
profesor Nonda Varfi, por kanë kërkuar dënimin ligjor të individit që ka
ndërmarrë këtë veprim.

Pak dite me pare profesor Varfi u godit rende ne ambientet e Fakultetit te Gjuheve te Huaja nga nje ish-student dhe nje person tjeter, duke i shkaktuar demtime ne krahe.

Aktualisht gjendja shendetesore e profesorit eshte e stabilizuar. Ky akt brutal eshte denuar rende nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

Profesor Nonda Varfi u godit rëndë fizikisht  ditën e hënë, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja  nga një ish-student.

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka kërkuar jo vetëm zbardhjen e situatës nga forcat e rendit, por edhe mospërsëritjen e situatave të tilla në ambjentet akademike.

“Më rezulton që studenti, që ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër është skualifikuar me kriteret që ka shpallur fakulteti. Në katin e dytë, nga personi që shoqëronte këtë student, është goditur dhe është plagosur profesor Nonda Varfi dhe ka thyer krahun. Do t’i kërkoja me rreptësinë më të madhe, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dhunohen pedagogët, aq më shumë në ambjentet e punës së tyre”, tha Kule.

Top Channel