Koha e keqe dhe temperaturat nën zero janë duke shkaktuar bllokime dhe viktima në vendet e Ballkanit.

Ditën e premte, Serbia është zgjuar me ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike, ndërsa aeroporti i Beogradit ka vuajtur nga vonesa e anullime fluturimesh.

Ndërprerje të energjisë janë vërejtur edhe në Bullgari dhe Maqedoni, ku disa rrugë të rëndësishme kombëtare janë aktualisht të bllokuara.

Ndërkohë, në Rumani, një person humbi jetën, pasi mbeti për orë të tëra i bllokuar në mjetin e tij në kushtet e temperaturave nën zero.

Koha e keqe ka shkaktuar probleme të rëndësishme me qarkullimin edhe në disa zona malore në Shqipëri dhe Kosovë.

Aktualisht, në Ballkan është në veprim një masë atmosferike e ardhur nga zonat siberiane, e cila prej disa ditësh ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA