Kongresi i Lushnjës mbajtur nga data 21 deri në datën 31 janar të vitit 1920 u rikthye në vëmendje këtë vit për shkak se kryeministri zgjodhi të merrte pjesë në aktivitetet përkujtuese.
Por shtëpia muze kushtuar kësaj ngjarje historike është duke u shkatërruar. Ndërtesa ka njohur restaurimin e fundit në vitin 1970 dhe aktualisht është në gjendje shumë të keqe. Muret jane carë ndërsa dyshemeja është bërë e rrezikshme, edhe gjatë vizitës së kryeministrit atje, numri personave që hynë ishte i kufizuar për shkak se dyshemeja nuk mban pesha të rënda.
Kryebashkiaku i Lushnjës kërkon ndërhyrje nga qeveria për ta vlerësuar këtë godinë ashtu sic vlerësuan edhe ngjarjen historike.
“Gjendja e shtëpisë është shumë e rënduar. Kati i dytë nuk mund të mbajë më tepër se 700 kg edhe gjatë festimeve të 92 vjetorit hyrja ishte shumë e kufizuar, për këtë arsye. Nga pushtetet vendore është kryer një mirëmbajtje, por jo restaurim total. Kjo ishte edhe një ndër arsyet e festimeve që të vinim në lëvizje qeverinë për marrjen e statusit si Trashëgimi Kulturore. Na u premtua nga kryeministri një gjë e tillë”, thotë Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.
Kjo shtëpi është i vetmi muze për ngjarjen që u cilësua si themeluesja e pluralizmit në Shqipëri.
Top Channel