Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, presidentja e Kosovës
Atifete Jahjaga, ministra dhe kryetarë komunash nuk kanë mundur të
shkojnë të mërkurën në Shtërpce në ceremoninë e hapjes së Panairit të
Grave Ndërmarrëse.
Kjo është konfirmuar nga Presidenca dhe organizatori i Panairit, bën të ditur Kosovatimes.
Në këtë ceremoni do të merrnin pjesë ministra si Mimoza Kusari, Slobodan Petrovic, Nenad Rasic dhe Radojica Tomic, kryetarët e komunave me shumicë serbe si dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë.
Kjo ngjarje është e organizuar me idenë që të kontribuohet në pavarësimin më të mirë ekonomik të grave në zhvillimin socio-ekonomik, në bashkëpunim me komunën e Shtërpcës.
Top Channel