Si bëhet drejtësi në Shqipëri?

24/01/2012 00:00

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të financojë reformen e sistemit
gjyqësor në Shqipëri. Sipas ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi të gjithë
duhet të shikojnë një përparim, në këtë sistem që institucionet në këtë
vend, të jenë në gjendje të ushtrojnë qeverisjen demokratike.

Ambasadori kerkoi reforma te metejshme duke i konsideruar ato si aspiratat kyce qe vendi duhet te kete per t’ju bashkuar Bashkimit Evropian.

Gjate ketij takimi palesh të interesuar per reformen, kreu i Gjykates se Larte Shpresa Becaj kerkoi qe politika te rrije larg gjyqesorit dhe te mos nderhyje, ndersa kryeprokuroja Ina Rama u shpreh se ne Shqiperi eshte e veshtire te behet drejtesi.

“Të gjithë e dimë se është e veshtirë të bëhet drejtësi, të gjithë e dimë se kjo është e mundur, kështu të gjithë së bashku duhet të jemi të vendosur për të kuptuar se drejtësia përcaktohet nga vullneti dhe përpjekjet tona. Ne do të punojmë shumë dhe do të japim më të mirën tonë për të realizuar këtë qëllim”, tha kryeprokurorja Ina Rama.

“Problemet duhen adresuar edhe tek aktorët e veshur me pushtetin për të administruar procesn e rekrutimit, promovimit, transfermimit të gjyqtarëve e të prokurorëve të ndershëm dhe disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve të prokurorëve të papërgjegjshëm dhe të korruptuar”, tha ministri i drejtësisë, eduart Halimi.

Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Kreshik Spahiu u shpreh se: “në përmbushjen e detyrimeve që në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë të tregojmë se kemi 100 vjet që kemi mundësinë të bëjmë shtet, të bëjmë ç’është e mundur për të provuar që Shqipërisë mos t’i refuzohet për herë të tretë statusi i vendit kandidat”.

Sipas ambasadorit Sequi, ne 15 vitet e fundit jane dhene pothuajse 100 milion euro nga vendet e Bashkimit Europian vetem per Shqiperine.

Top Channel