SHBA, debat i ashpër në Florida

24/01/2012 10:15

Republikanët në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney dhe Neët Gingrich debatuan ashpër në Florida, përpara zgjedhjeve primare që do të zhvillohen atje.

Rivalët u përplasën teksa Romney e quajti Gingrich një “faktor cikërrimtar”, duke deklaruar se ai dha dorëheqjen nga Kongresi me turp. Ndërsa zoti Gingrich u kundërpërgjigj duke thënë se biznesmeni i pasur nuk mund të thotë të vërtetën.

Dy sondazhe të publikuara të hënën sugjerojnë se Gingrich ka gjasa të fitojë në Florida pasi numri i votuesve në favor të tij u rrit me 9 për qind.

Kandidatët e tjerë Rick Santorum, një ish-senator, dhe kongresmeni i Teksasit Ron Paul dolën gjithashtu të hënën në skenë. Në akuzat e ashpra që hapën debatin, Gingrich dhe Romney u fokusuan tek cështja e zgjedhjes së tyre.

I pari tha se nuk do të mund “të kalbej” në Uashington, ndërsa tjetri e kundërshtoi lidershipin e rivalit duke thënë se zoti Gingrich u largua nga Kongresi me turp.

Më herët, zoti Romney pranoi gabimin taktik në sulmin drejtuar rivalit të tij në Karolinën e Jugut, pasi rezultatet e sondazhit mbi propozimin e tij për kthimin e taksave treguan një rënie të mbështetjes në prag të zgjedhjeve primare në Karolinën e Jugut.

“Mësova dicka nga kontesti i fundit në Karolinën e Jugut, që më tronditi nga sulmet. Tani unë nuk do të rri mënjanë dhe të pranoj sulmet pa iu përgjigjur zjarrit”, tha ai.

Ndërkohë, zoti Gingrich refuzoi t’u përgjigjej disa prej sulmeve dhe premtoi se do të krijonte një faqe interneti për t’iu përgjigjur kritikave të zotit Romney.

Top Channel