Nigeri, arrestohen 158 të dyshuar si terroristë

24/01/2012 21:30

Forcat nigeriane arrestuan 158 antarë të dyshimtë të lëvizjes islamike “Boko Haram”, përgjegjëse për sulmet që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 180 personave në qytetin e Kanos.

I njëjti grup ishte përgjegjës për shpërthimet në disa kisha për Krishtlindje, ngjarje ku dhjetëra persona mbetën të vrarë. “Boko Haram” synon të rrëzojë qeverinë e ligjshme nigeriane, për të vendosur ligjin islamik në vend.

Gjatë operacionit të policisë, dy antarë të organizatës mbetën të vdekur, gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri, lajmëruan burimet policore.

Sipas “Amnesty International”, sulmet e kësaj lëvizje militante të lidhur me Al-Kaedën i morën jetën mbi 500 personave gjatë 2011-s, ndërsa vërehet me shqetësim zgjerimi i aktiviteteve të organizatës.

Top Channel