Ndërsa pritet që të mërkurën në mesditë, Ndrea Prendi, Armando Kasaj dhe Margarit Kume të paraqiten në gjykaten penale për t’u njohur me masën e arrestit shtepiak, Prokuroria po grumbullon dokumenta shtesë për të forcuar qëndrimin e saj për të siguruar nga gjykata e apelit dërgimin e të pandehurve nga arrest shtëpiak në arrest me burg.
Por, cili eshte qendrimi i gjykates dhe i akuzes ne shkallen e pare per tre te pandehurit. Fillimisht, prokuroria thote ne kete dokument te siguruar nga “Top Channel” se nga kryerja e veprimeve hetimore, perveç se kane vdekur gjate demonstrates se 21 janarit Ziver Veizaj, Hekuran Deda, Faik Myrto dhe Aleks Nika, gjashtë shtetas janë plagosur në këtë dite me armë zjarri.
”Rezulton- thote Prokuroria- se jane demtuar me mjete te ndryshme 36 punonjes policie dhe 25 pjesemarres ne demontrate. Si dhe jane demtuar edhe njje numer i madh i efektiveve te Gardes se Republikes”.
Konkretisht, per gjenreal Ndrea Prendin, Prokuroria thotë se ai ka konsumuar vepren penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim si dhe ka shperdoruar detyren.
”Nga te gjitha provat e administruara ne lidhje me 21 janarit”, thuhet ne kete dokument, “persa i perket pergjegjesise se ushtarakeve te gardes kemi si veper penale te kryer prej tyre vepren e shkeljes se rregullave te sherbimit ne objekte te rendesishme ku kane ardhuir pasoja te renda, veper kjo e parashikuar nga neni 42 i kodit penal ushtarak”.
Gjykata thote se Prokuroria pretendon se pistoleta me numer p52796z eshte pistoleta qe personi nen hetim, Ndrea Preni, ka perdorur në vrasjen e Myrtos.
Por, nga aktet e administruara deri ne kete faze hetimi nuk ka nje prove te plote qe te provoje saktesisht se kjo pistolete eshte perdorur prej tij me 21 janar. Per shoferin e gjeneralit, Margarit Kume, thuhet ne dokument se ai duke dashur te ndihmoje per te shmangur nga pergjegjesia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tyten e pistoletes me te eprorit.
Por, “nga aktet hetimore”, thote Prokuroria, “Kume ka patur nen posedim nje tjeter pistolete me numer p52778z”. Ne lidhje me ish-shefin e tij, gjykata radhit te gjitha kerkesat e Prokurorise drejtuar Keshillit te Ministrave per te marre regjistrimet e kamerave te sigurise.
Por, sipas gjykates, me 17 shkurt 2011, sekretari i pergjithshem i ka kthyer pergjigjje se kamerat e permendura i perkasin sistemit kryesor i cili sipas kesaj shkrese eshte jashte funksioni qe prej 2009. Por, sipas gjykates rezulton se kamerat ishin ne gjendje pune dhe se personi nen hetim, Armando Kasaj, ka qendruar ne ambientet e Kryeministrise pas ores 23.00 te dates 21 janar 2011.
Top Channel