Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, duke folur në cilësinë e udhëheqësit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, tha se ky grup përkrah përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka shprehur përkrahjen e plotë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Ndërkohë që  i mbetet Qeverisë së Kosovës të vazhdojë  zbatimin e Pakos së Ahtisaarit. Pasi të mbyllet Zyra Ndërkombëtare civile në Kosovë, BE dhe miqtë e Kosovës do të interesohen për respektimin e parimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit”, ka thënë Feith gjatë takimit në Vjenë.

Edhe kryeministri Thaci deklaroi se ‎”ky vit është vit i përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”. Kreu i qeverisë kosovare mori pjesë sot në takimin e grupit drejtues që u zhvillua në Vjenë të Austrisë.

Top Channel