Drafti për shërbimin e jashtëm, konsultë me OJQ-të

24/01/2012 00:00

Projektligji që pritet t’i kalojë parlamentit për Shërbimin e Jashtëm të
Republikës së Shqipërisë, është konsultuar me përfaqësues të
organizatave jo qeveritare që merren me cështje të diplomacisë.

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto e quajti si domosdoshëmri këtë qasje, në vjeljen e mendimit të organizatave jo qeveritare dhe ka shpjeguar se cfarë synon ky projektligj.

“Ne mendojmë që ka vend për të përmirësuar. Eshtë pranimi, sistemi i pranimit në shërbimin e jashtëm, është hapi i parë ku bëhet përzgjedhja, ku identifikohen vlerat, angazhohen vlerat dhe ky proces duhet të jetë në mënyrë absolute sa më transparent, sa më i plotë, sa më cilësor, sa më i hapur për të gjithë. Ecja në gradë, rritja në gradë duhet të jetë e lidhur edhe me kualifikimet përkatëse në cdo hallkë të saj”, tha Haxhinasto.

Por disa muaj më parë nga foltorja e parlamentit deputeti opozitës Taulant Balla ka denoncuar nepotizmin në emërimet e diplomatëve në disa ambasada. Gjithashtu zoti Balla renditi, rastet kur këto emërime ishin në kundërshtim me ligjin.

Top Channel