21 janari, Sequi: Mbështesim Prokurorinë

24/01/2012 00:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Ettore Sequi deklaroi se
mbështet institucionin e Prokurorise së Përgjithshme në hetimet e 21
janarit.

Sequi theksoi se hetimi duhet t’i perfshije te gjithe dhe te mos kete nje varesi nga politika.

“Hetimi te jete gjitheperfshires, i pavarur dhe pa nderhyrje politike; të hidhet dritë me ngjarjet e 21 janarit. Populli shqiptar pret që të vendoset drejtësia. Kemi thënë që ne presim që hetimi të vazhdojë nëpërmjet zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, kemi thënë që ne e mbështesim këtë institucion dhe kemi besim tek Prokuroria, tha Sequi.

Ambasadori i BE-se, u shpreh i sigurte se gjyqesori shqiptar do te vendose drejtesi. Ambasadori nuk pranoi te komentoje hetimet, per asnje nga veprimet e kryera nga prokuroria nje dite me pare.

Top Channel