Kevin Federline në spital

23/01/2012 14:45

Kevin Federline, ish-bashkëshorti i Britney Spears, është shtruar në spital pas një shqetësimi në zemër.

Federline ndjeu një shtrëngim në gjoks gjatë xhirimeve të një programi televiziv amerikan që i kushtohet personave që duan të humbin peshë. Fatmirësisht në këtë program janë gjithmonë të pranishëm ekipe mjekësore që asistojnë në xhirime.

Federline, i cili peshon 105 kilogramë, mori menjëherë ndihmën mjekësore dhe burimet theksojnë për ‘Daily Mail’ se nuk bëhet fjalë për një atak kardiak, por është një sinjal që duhet marrë seriozisht.

Kjo është hera e dytë që kur ka filluar ky program televiziv që Kevin Federline ka nevojë për ndihmën e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA