Irani dhe kompania automobilistike “FIAT” kanë futur në telashe këngëtaren Jennifer Lopez, e cila akuzohet si mbështetëse e regjimit iranian nga një grup aktivistësh.
Kënga e re e 41-vjeçares, “My World”, është bërë subjekt i një spoti publicitar të kompanisë italiane, e cila pavarësisht presionit ndërkombëtar, vazhdon të shesë automjetet e saj në Iran.
Si rrjedhojë, grupi “United against nuclear Iran” (të bashkuar kundër Iranit bërthamor), i bëri thirrje portorikanes që të ndërpresë menjëherë të gjitha lidhjet e saj me “FIAT”.
Një zëdhënës i “UANI”, tha: “FIAT shet kampionë, makina dhe mjete të tjera që qarkullojnë në rrugët e Iranit, ku regjimi brutal shtyp njerëzit e tij, dënon me varje homoseksualët, mbështet terroristët, përfshi al-Kaedën dhe përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Nuk do të doja kurrë që të kisha bashkëpunimin me një kompani të tillë në ndërgjegjen time, edhe pse është e qartë që FIAT i paguan miliona Lopezit. Shpresoj që ajo të bëjë zhgjedhjen e duhur”.
Në komunikatën e publikuar në faqen e internetit të UANI-t, këngëtarja akuzohej si një “zëdhënëse” e një kompanie, që nëpërmjet bashkëpunimit me Teheranin, shërben për ta bërë planetin çdo ditë në një vend gjithmonë e më të pasigurt.
Top Channel