Bizneset, listëpagesa elektronike

23/01/2012 21:10

Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar një ligj që detyron bizneset t’i dorëzojnë listpagesat e punonjësve të tyre në mënyrë elektronike.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo masë, e cila lehtëson procedurat burokratike për biznesin dhe kufizon kontaktet e tij me administratën tatimore, ka për qëllim edhe të reduktojë evazionin fiskal në tregun e punës.

Ministria thotë se në tregun e punës ka një kontigjent biznesesh, të cilët nuk deklarojnë punonjësit e tyre, ndërsa një pjesë tjetër i deklaron ato me paga të ulëta. Projektligji u miratua edhe nga opozita.

Top Channel