Penn & Gere promovojnë filmat

22/01/2012 12:20

Sean Penn është ndalur për t’u fiksuar në disa imazhe në Park City në Utah mbrëmjen e 21 janarit për të promovuar filmin e tij të ri, “This Must Be the Place”.

Aktori Penn interpreton rolin e Chayenne, një ish-yll të muzikës rrok i cili është në moshën 50-vjeçare ende vishet alla ‘Goth’ style dhe jeton në Dublin, por tanimë pasi ka rënë nga froni i tij i dikurshëm.

Është vdekja e të atit me të cilin ai thuajse nuk komunikonte e ka sjellë atë në Nju Jork dhe vetëm aty mësoi që i ati kisht vuajtur tërë jetën nga një obsesion, kërkonte hakmarrje për një poshtërim që dikur kishte pasur në jetë.

Këtu nis edhe odisea e këtij personazhi të interpretuar nga aktori Penn i cili nis rrugëtimin nëpër Amerikë, pikërisht aty ku i ati u shua për t’i sjellë atij paqen.

Në këtë film interpreton gjithashtu edhe Frances McDormand dhe Eve Hewson, vajza e liderit të bandës U2, Bono Vox! Ndërsa regjisor është i famshmi krijues italian, Paolo Sorrentino i cili së bashku me producentët ka vendosur që filmi të nisë të shfaqet në kinema në pranverë të këtij viti.

Vetëm pak larg vendit ku u shfaq Penn, një tjetër aktor Richard Gere ka parakalaur në tapetin e kuq të premierës së filmit të tij të fundit, “Arbitrage” në të cilin Gere intepreton rolin e një manjati të dëshpëruar në prag të shitjes së perandorisë së tij tregtare, çka e detyron atë të kthehet në një person që kërkon ndihmë dëshpërimisht.

Në një kohë kur bota gjendet e pushtuar nga kriza ekonomike, ky mendohet të jetë një film i cili do të ndjellë jo pak, pasi në të trajtohet specifikisht pasiguria ekonomike e botës ku jetojmë. Së bashku me aktorin Richard Gere, këtë herë në rolin e manjatit, interpetojnë aktoret Susan Sarandon dhe Tim Roth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA