Kate Parry, divorc edhe në Twitter

22/01/2012 00:00

Divorci i tyre është fakt prej gati një muaji, por në sytë e fansave shumçka nuk kishte ndryshuar. Në rrjetin social Twitter ata rezultonin ende të martuar, por deri tani ama pasi është këngëtarja ajo që ka vendosur të ndërmarrë hapin e divorcit edhe në këtë rrjet social duke e zhvendosur ish-bashkëshortin, komikun britanik nga profili i saj.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan: Këngëtarja Katy Perry firmos divorcin! Suke ju referuar ‘divorcit’ të saj virtual këtë herë, ditë pasi partneri i saj bëri publik lajmin se kishte hedhur hapin konkret për divorcin zyrtar.

Këngëtarja 27-vjeçare nuk ka ndryshuar vetëm statusin social, por ka zgjedhur që ta zhvendosë përfundimisht ish-partnerin e saj edhe nga kontaktet.

Por me këtë veprim të saj duket se nuk është pajtuar aspak Brand i cili ka këmbëngulur për t’u rikthyer në listën e miqve të ish-partneres së tij, por kjo tentativë ka rezultuar të jetë e pa sukses.

Ka qenë Russell Brand, aktori komik 36-vjeçar i cili më 30 dhjetor të vitit 2011 ka bërë publik lajmin se divorci ishte i pakthyeshëm dhe këtë e ka bërë pak ditë pasi mediat publikuan lajmin se çifti i festoi Krishtlindjet mijëra kilometra larg.

Për Perry-n duket se ky hap i Brand ka qenë mjaft i papritur, por tani duket se gjithçka e ka lënë pas për të vijuar në normalitet jetën e saj me mbështetjen e fansave dhe sidomos të prindërve të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta